Nga Rajoni
25 August 2021
Kërkohet paraburgim për Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit D.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K., më 22 Gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M.O., me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri D.K., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.



Të ndryshme
Më shumë
Protestë edhe para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës 6 August 2020
LSDM anulon marshin e 8 Marsit dhe i bashkohet protestës qytetare në Shkup 7 March 2026
Lëvizja Arbëria shënon 1-vjetorin, Bekim Fazliu: Jemi bartës të një ideali kombëtar 5 July 2026