Nga Rajoni
28 September 2020
KSI: Të hiqen PCR testet për shtetasit nga vendet e rajonit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit. Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.



Të ndryshme
Më shumë
Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës së këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt23 September 2025
ASH: Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit, uji i sigurt për pije pritet së shpejti26 July 2026
Moti i ngrohtë, temperatura deri më 37 gradë 2 July 2020