Nga Bota
1 September 2021
Studim: Helmi i nepërkës braziliane mund të bëhet mjet kundër koronavirusit

Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar se një molekulë në helmin e një nepërke e ka penguar riprodhimin e koronavirusit në qelizat e majmunëve. Ky zbulim mund të jetë hap i mundshëm drejt një ilaçi për ta luftuar sëmundjen Covid-19.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Sipas studimit të publikuar muajin e kaluar në revistën shkencore “Molecules”, molekula e prodhuara nga nepërka e quajtur Jararacussu e ka penguar aftësinë e virusit për t’u shumuar në qelizat e majmunëve për 75 për qind.

“Ne arritëm që të shfaqim se ky përbërës i helmit të gjarprit kishte aftësi që të pengonte një proteinë shumë të rëndësishme nga virusi”, tha Rafael Guido, profesor në Universitetin e Sao Paulos dhe autor i studimit.

Molekula është peptid ose një zinxhir i amino-acideve, e cila lidhet për një enzime të koronavirusit të quajtur PLPro, që është jetike për riprodhimin e virusit, pa i lënduar qelizat tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Tashmë i njohur për cilësitë antibakteriale, peptidi mund të sintetizohet në laborator, tha profesori Guido në një intervistë, duke e bërë kapjen e gjarpërinjve të panevojshme.

Në hapin e ardhshëm, hulumtuesit do ta vlerësojnë efikasitetin e dozave të ndryshme të molekulës dhe nëse ajo mund ta parandalojë hyrjen e virusit në qeliza në rend të parë, thuhet në një deklaratë të Universitetit Shtetëror të Sao Paulos, institucion i përfshirë në studim.

Ata thanë se shpresojnë që substancën ta testojnë edhe në qelizat njerëzore, por nuk treguan për ndonjë afat rreth këtij hapi.

Ndryshe, nepërka Jararacussu është një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në Brazil. Ajo mund të jetë e gjatë deri në dy metra. Ajo jeton në pyjet bregdetare të Atlantikut dhe gjithashtu edhe në Bolivi, Paraguaj dhe Argjentinë./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Mane ekspozon hoxhë Elvis Naçin: Gruaja e tij 3200 euro në javë ndërhyrje në fytyrë e trup27 July 2021
Moti i ndryshueshëm dhe me reshje shiu24 September 2020
Raporti i Parlamentit Evropian, Sela: Të bëjmë kompromise për BE-në12 July 2025