Nga Vendi
26 August 2021
MSH Maqedoni: Prej sot nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël.

Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin.

“Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon edhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit në RMV janë aplikuar 1.193.218 doza të vaksinës, ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron rritje pagash, deri në 40% më shumë për administratën në dy vite27 March 2026
“Sarajevo Safari” në Këshillin e Evropës, Serbia kundërshton rezolutën30 September 2026
Daçiq: Po shkonim drejt kompromisit, por pastaj në dialog erdhi Albin Kurti15 June 2021