Nga Rajoni
15 June 2021
Daçiq: Po shkonim drejt kompromisit, por pastaj në dialog erdhi Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti sot për herë të parë do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq para takimit ka thënë se ekziston presion i madh por se Serbia, siç është shprehur ai, nuk është më aq e dobët sa nuk mund të përgjigjet.

Daçiq për TV Prva tha se nuk pret asgjë pozitive nga dialogu, transmeton Reporteri.net.

Ai u shpreh se negociatat po shkonin drejt një kompromisi të mundshëm, por se atëherë ndodhi një ndryshim.

“Disa njerëzve po u pengonte që po shkonim drejt kompromisit, dhe pastaj “lindi” Albin Kurti me dëshirën për të minuar të gjitha ato. Pastaj u vendos taksa, që e stopoi dialogun. Ne nuk duhet të habitemi nga ato që janë duke u thënë. Këto janë shfaqje për politikën e brendshme dhe kanë një mbështetje tek perëndimi… Pse do të pajtoheshin ata për kompromis, kur  mendojnë se morën gjithçka. Ata mendojnë se i morën të gjitha me bombat e NATO-s”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Kujtojmë se sot, në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak rreth procesit të dialogut. 



Të ndryshme
Më shumë
Shkarkimi i Ziberit/ Osmani selame Filipçes dhe LSDM-së: Shpejt vjen 15 korriku27 June 2020
Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi 8 October 2021
Aktakuza ndaj Thaçit, a duhet të dorëhiqet presidenti?27 June 2020