Nga Vendi
8 October 2025
Daut Memishi: Dhurimi i gjakut, akt human që shpëton jetë

Në Komunën e Tearcës u zhvillua një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, i cili u organizua me iniciativë të të rinjve të komunës, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e këtij akti human dhe jetësor.

Në këtë nismë të vlefshme mori pjesë edhe kandidati për kryetar komune, Daut Memishi, i cili, së bashku me anëtarët e shtabit të tij lokal, dha shembullin e një përkushtimi të sinqertë ndaj vlerave humane, solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.

Prania dhe angazhimi i tij në këtë aktivitet u vlerësuan si shenjë e ndjeshmërisë qytetare dhe lidershipit aktiv, duke treguar se politika mund të jetë gjithashtu një mjet për të promovuar mirësinë dhe humanizmin në komunitet.Në kuadër të aktivitetit, u theksua se dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me ndikim të madh, që mund të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë për ata që kanë nevojë.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese 6 August 2020
Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 Nëntorin - Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe22 November 2025
Ilir Kulla: Politika është real-interes-politikë, jo luftë në rrjetet sociale 8 August 2026