Nga Vendi
16 October 2020
Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive,

janë propozuar masa të reja, të cilat do të shqyrtohen vetëm në rast se situata me Covid-19 përkeqësohet.

 

“Mëngjesin e sotëm kemi diskutuar për paket shtesë për masa restriktive, që pas evolvimit të situatës ditëve në vijim dhe gjatë vikendit, nëse ka nevojë deri tek Qeveria do të propozohet paketi i ri të hënën”, tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se si masa shtesë janë propozuar, ndalim i plotë i organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orarit të punës për të gjitha subjektet ekonomike deri në orën 23:00, transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar.



Të ndryshme
Më shumë
‘Çokollata ime fle si fëmijë”, Biznesmeni Gay Elton Ilirjani na prezanton të dashurin e tij amerikan 2 September 2021
Irani kërkon nga FIFA që ndeshjet e Botërorit 2026 të mos luhen në SHBA14 March 2026
Protesta në Tiranë, përshkallëzohet situata - Policia gjuan me plumba gome?17 October 2026