Sport
2 April 2026
Lamine Yamal kritikon thirrjet anti-muslimane të tifozëve spanjollë

Mesfushori spanjoll Lamine Yamal reagoi i revoltuar ndaj tifozëve të Spanjës për thirrjet anti-muslimane gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Egjiptit në Barcelonë. Tifozët kënduan “Kush nuk kërcen është musliman”, një shprehje që Yamal e kritikoi publikisht në Instagram duke thënë: “Këto thirrje ishin të drejtuara ndaj ekipit kundërshtar dhe jo ndaj meje personalisht, por si musliman ndjej mungesë respekti. Përdorimi i një feje për të tallur dikë në një fushë tregon injorancë dhe racizëm.”

Ai shtoi se futbolli duhet të shijohet dhe të mbështesë ekipin, jo të mungojë respekti ndaj njerëzve për besimet e tyre. Policia katalonase, Mossos d’Esquadra, ka nisur hetimet për thirrjet, të cilat u kritikuan edhe nga trajneri i Spanjës Luis de la Fuente dhe ministri i drejtësisë Félix Bolaños.

Para ndeshjes himni i Egjiptit u shoqërua me tallje dhe autoritetet i kërkuan tifozëve të shmangnin komentet fyese, ndërsa mesazhe kundër diskriminimit u shfaqën në ekranet e stadiumit. Bolaños shkroi në rrjetet sociale: “Fyerjet dhe thirrjet raciste turpërojnë shoqërinë tonë. Ata që heshtin sot do të jenë bashkëfajtorë.” Trajneri De la Fuente shtoi: “Kam neveri të plotë ndaj çdo sjelljeje ksenofobe apo raciste. Ato janë të papranueshme.”

Spanja priste Egjiptin, një vend me shumicë myslimane, në një ndeshje që u zhvendos nga Katar për shkak të tensioneve rajonale pas luftës në Iran. Në Kupën e Botës, Spanja do të përballet edhe me Arabinë Saudite.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë21 October 2021
E mbante të fshehtë, Putin tregon pas disa muajsh çfarë vaksine mori kundër koronavirusit30 June 2021
Yllka Gashi e pret Bajramin me mungesen e babait21 July 2021