Nga Rajoni
25 June 2020
Konfirmohen 69 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 75 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se sot janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve, rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar edhe 69 raste me COVID-19 në vendin tonë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

 

Ndërkaq, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

Sipas institutit, nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



Të ndryshme
Më shumë
BDI prezanton pjesë nga marrëveshja për qeverinë e ardhshme 3 July 2020
Komuna e Tetovës pezullon përkohësisht komisionin për emërimin e rrugëve – mbi 1100 propozime nga qytetarët mbeten në pritje29 May 2025
BDI gjelbëron rrjetet sociale27 September 2021