Sport
26 June 2020
Chelsea mposht Cityn dhe Liverpooli është kampion pas tri dekadash

Liverpooli është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2019/2020 në javën e 31-të të Ligës Premier.

Redsat iu gëzuan suksesit të shumëpritur, pasi Chelsea e mposhti Manchester Cityn në Stamford Bridge (2-1) duke ia mundësuar liderit që ta siguronte titullin.

 

Shtatë javë pa përfunduar kampionati (21 pikë në dispozicion), Liverpooli i ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë dhe kështu i gëzohet trofeut të Ligës Premier për herë të Parë që nga sezoni 1989/1990.

(Foto: Julian Finney/Getty Images)

Christian Pulisic e shfrytëzoi një gabim të mysafirëve duke shkuar i vetëm në aksion dhe e zhbllokoi rezultatin (36’).

Në pjesën e dytë (55’), Kevin de Bruyne reagoi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta vënë liderin në presion të pritjes.

(Foto: Paul Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Megjithatë, pas konsultimit të VAR-it u vendos që Fernandinho e kishte prekur topin me dorë në zonë në tentim të largimit të topit dhe gjyqtari akordoi penallti. Willian ishte i saktë nga pika e bardhë (78’).

Me këtë triumf, Chelsea që mban vendin e katërt në tabelë, i largohet me pesë pikë Manchester Unitedit që ndodhet një vend më poshtë – në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. 

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Si do të zhvillohet mësimi, ja çka thotë ministrja Carovska 2 September 2020
Teknologjia e vaksinës AstraZeneca mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit 3 September 2021
Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant24 June 2021