Nga Rajoni
8 December 2020
Kosovë, 17 të vdekur dhe 557 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.

 



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Do sjellim punëtorë afrikanë në vend, se shqiptarët janë dembel rrinë në kafe 6 July 2021
KSHZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut25 July 2020
Kosova triumfon në Bratisllavë 4-3 ndaj Sllovakisë, finalja pranë26 March 2026