Teknologji
27 March 2026
Viber prezanton eSIM dhe përditëson rregullat, shërbime të reja dhe më shumë kontroll mbi privatësinë

Aplikacioni Viber ka përditësuar kushtet e përdorimit për vitin 2026, duke sjellë ndryshime të rëndësishme që përfshijnë shërbime të reja, përmirësime në siguri dhe risi në privatësinë e përdoruesve.

Një nga risitë kryesore është funksioni i ri Viber eSIM, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të blejnë internet celular për mbi 150 vende direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë për kartë SIM fizike. Ky shërbim do të funksionojë me abonim dhe do të ofrojë vetëm internet, ndërsa komunikimi do të realizohet përmes platformës dhe shërbimeve të tjera online.

Përveç kësaj, aplikacioni ka përmirësuar sistemin kundër thirrjeve të padëshiruara dhe ka shtuar masa të reja për mbrojtjen e të dhënave, duke përdorur teknologji që lejon shfaqjen e reklamave më të përshtatura pa ndarë drejtpërdrejt informacionin personal. Në përditësim theksohet se “interesat e përdoruesve mund të nxirren në bazë të përmbajtjes dhe aktivitetit publik në aplikacion, me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit”.

Ndryshimet përfshijnë edhe rregulla më të qarta për përdorimin e platformës, kufizime për funksione të caktuara sipas moshës dhe zhvillim të mëtejshëm të veçorive të inteligjencës artificiale.



Të ndryshme
Më shumë
Goran Bregovic shijon jugun e Shqipërisë, pushon me Richard Grenell 6 August 2021
Bilall Kasami takohet me Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës 5 October 2025
“Ky bashkëpunim nuk mu vlerësua”, Sabri Fejzullahu tregon pengun më të madh gjatë karrierës17 June 2021