Nga Vendi
26 June 2020
Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.

“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyee mbrapsht”, tha Zharko Trpevski, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.

Prej sot, në përputhje me vendimin e Qeverisë, janë hapur plotësisht vendkalimet kufitare në të gjithë territorin vendit pa kushte, respektivisht pa vendim për izolim ose deklaratë dhe pa PCR test.



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra do të mbajë pesë ditë zie për 40 viktimat e zjarrit 2 January 2026
MPB paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme, qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta 5 May 2026
Parlamenti i Shqipërisë në kaos! Deputetët e PD përleshen me Gardën18 December 2025