Nga Rajoni
3 January 2021
Vuçiç vë në alarm shërbimet sekrete: Jam përgjuar për 1 vit e gjysmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka zbuluar se ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir“, ai tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë akt. 

Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë. Vuçic deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara. Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues. 

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje. “Vuçic nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon ne ta konfirmojmë atë të vërtetë”, – i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiqin për këtë cështje.



Të ndryshme
Më shumë
“Ishte krejt e gjakosur”, flet qytetari që pa rrahjen brutale të gruas në marketin në Prishtinë27 October 2021
Dielli lëshon flakën e pazakontë, shkencëtarët të shqetësuar19 July 2021
Gjuha shqipe/ Uniformat e reja të policisë, BDI-ja kundërshton vendimin e MPB-së23 September 2025