Nga Rajoni
6 August 2026
Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje rreth presidentit të ri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, uroi deputetët e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit pas betimit të tyre në legjislaturën e njëmbëdhjetë, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe sukses në përmbushjen e mandatit si përfaqësues të qytetarëve.

Kurti tha se menjëherë pas certifikimit të rezultateve kishin nisur përpjekjet për konstituimin e institucioneve, duke zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, si dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, bisedimet me LDK-në u ndërprenë për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti dhe rifilluan vetëm gjatë kësaj jave, ndërsa theksoi se mbetet i gatshëm për dialog edhe me PDK-në dhe AAK-në, pavarësisht se, siç u shpreh ai, refuzimi i tyre është i qartë.

Duke iu referuar situatës politike, Kurti kujtoi se zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi në prill nuk u arrit zgjedhja e presidentit. Ai theksoi se vendit i nevojitet një marrëveshje sa më e gjerë për një president ose presidente unifikuese, duke paralajmëruar se dështimi i konstituimit të institucioneve do ta çonte vendin sërish drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja të parakohshme, të cilat, sipas tij, do të ishin të panevojshme për qytetarët dhe të dëmshme për ekonominë.

Në përfundim, Kurti kërkoi nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kohë shtesë për t'u dhënë mundësi bisedimeve politike që të prodhojnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet sërish kurba, 67 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Kruja sot me numrin më të lartë të të prekurve24 June 2020
Maqedoni, shkelen masat kundër COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore 1 October 2021
Arsim Dalipi ushtron të drejtën e votës në Strugë: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen” 2 November 2025