Nga Vendi
20 November 2025
Zhelina hap dyert për të rinjtë: Rrjetëzim, ide dhe rrëfime suksesi nga Pollogu

Në Komunën e Zhelinës u organizua një takim i dedikuar rrjetëzimit të të rinjve të Pollogut, me synim nxitjen e bashkëpunimit, angazhimit qytetar dhe sipërmarrjes lokale. Ngjarja u zhvillua në Sallën e Këshillit dhe është pjesë e projektit “Fuqizimi i të Rinjëve”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas. Gjatë aktivitetit u prezantuan të dhëna mbi shkaqet e migrimit të të rinjve, si dhe u ndanë përvoja motivuese nga tre të rinj të rajonit:Besar Garipi, me rrugëtimin e tij në ndërtimin e një kompanie të udhëhequr nga të rinj, Sare Aliji, e cila foli për ndërtimin e markës së saj kreative, Lazi Tefiki, me përvojat e tij nga sektori civil dhe puna në SHBA. Takimi u realizua në bashkëpunim nga ADI – Gostivar, CED, ILPP dhe InSoC – Tetovë. Dhe pyetja që mbetet është: A po arrijmë t’u krijojmë të rinjve kushte që t’i shohin të ardhmen e tyre këtu?



Të ndryshme
Më shumë
Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare12 July 2020
Fatmir Limani: Ndryshimi u premtua, por u veprua njëjtë ose edhe më keq22 June 2026
Ali Ahmeti pret në takim kryetarin e ri të TDP-së, Zülfikar Zeynula: “Rëndësi e veçantë bashkëpunimit ndërkomunitar për të ardhmen e vendit” 1 July 2025