Nga Vendi
26 June 2020
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)

Në oborrin e SH.Liria në Tetovë, kandidatët për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe shefi i shtabit lokal zgjedhor, realizuan takim me arsimtarët dhe profesorët.

Fillimisht i falemdneruam punonjësit e arsimit për kontributin e tyre në gritjen e cilësisë së arsimit dhe punës së tyre të palodhur me theks të veçantë ndaj sfidave që ka mësimdhënia gjatë pandemisë së COVID19.

Gjithashtu u prezantuan pikat kyçe të programit zgjedhor 2020-2024 për sa i përket ngritjes së cilësië së procesit edukativo-arsimor, ngritjes së pagave të mësimdhënësve si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën shkollore.

 

Arsimi cilësor fillor, i mesëm dhe i lartë mbetet në fokusin tonë, i orientuar më shumë drejt të mësuarit dhe matjes sistemore të rezultateve nga të mësuarit, arsimit inkluziv për nxënësit me aftësi të posaçme, qasjes së drejtë në arsim për të gjithë, barazisë gjinore në arsim, fuqizimit të sistemeve arsimore dhe rezultateve më të mira në arsim, të mësuarit dixhital dhe zhvillimit të mendimit kritik, mbështetjes së kuadrit mësimor dhe profesional, si dhe avancimit të infrastrukturës arsimore, rrjetëzimit në shkencë, hulumtimeve dhe inovacioneve si bazë për përshpejtimin e tempos së zhvillimit ekonomik.

#PërKryeministrinShqiptar #Rretho9



Të ndryshme
Më shumë
“Varianti Delta i koronavirusit do të dominojë Evropën deri në fund të gushtit”28 June 2021
Plas keq sherri me gota kokës mes vajzave në lokal30 August 2020
Asnjë i vdekur nga Covid 19 në Tetovë30 September 2021