ShowBiz
11 September 2026
Diola Dosti dhe Erolld Belegu do të bëjnë dasmë së shpejti?

Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë prej vitesh në një lidhje dashurie, ndërsa çifti duket se po i afrohet një tjetër hapi të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Në mars të këtij viti, Erolldi i propozoi Diolës për martesë, ndërsa deri më tani çifti nuk ka bërë të ditur se kur mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre.


Megjithatë, një detaj i ndarë së fundmi ka ngjallur dyshime se dasma mund të jetë më afër nga sa pritet.

Diola dhe Erolldi kishin përgatitur një videomesazh surprizë për mikeshën e tyre, balerinën Isida Mollaymeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Isida ka një rol të veçantë në historinë e dashurisë së çiftit, pasi, siç është bërë e ditur më herët, ajo ka qenë personi që i ka ndihmuar Diolën dhe Erolldin të njiheshin.

Në kuadër të surprizës, Diola dhe Erolldi i kanë dhuruar Isidës këpucët e fejesës, ndërsa kanë premtuar se do t’i dhurojnë asaj edhe një palë të dytë për martesën.

Por ishte mënyra se si çifti e nisën videomesazhin ajo që tërhoqi më shumë vëmendje.

“Përshëndetje, Kupidi zyrtar i familjes sonë. Përshëndetja shoqja më e mirë…”, thanë ata në mesazhin për Isidën.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që të ngjallen aludimet se Diola dhe Erolldi mund të jenë duke përgatitur dasmën e tyre, veçanërisht pas propozimit për martesë që u bë në mars.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti lidhur me datën apo planet konkrete për martesën, ndaj mbetet të shihet nëse këto deklarata do të shoqërohen së shpejti edhe me lajmin e shumëpritur për kurorëzimin e tyre. 



Të ndryshme
Më shumë
Osmani-Stoev: Zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është në interes të përbashkët17 June 2021
Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Filipçe përmbahet nga komentet23 September 2021
Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik30 July 2021