Nga Rajoni
21 June 2026
Rama: Keqpërdoret flamuri kombëtar dhe ai i UÇK-së në protestat në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, duke theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë, por qytetarë të një shteti fqinj, shtetformues së bashku me maqedonasit. Sipas tij, i njëjti parim vlen edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi ata kanë shtetin e tyre të pavarur. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Rama kritikoi paraqitjen e tyre në protestë si “diasporë”, duke theksuar se kjo qasje, së bashku me përdorimin e flamujve kombëtarë, dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon. Ai u ndal edhe te përdorimi i flamurit të UÇK-së gjatë protestës, duke e cilësuar këtë një keqpërdorim të simbolit të luftës së Kosovës. “Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si ‘diasporë’, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë, ata janë viktima të zellshme që nuk ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë, brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë ‘diasporë’ të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret drejt Tiranës për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?”, shkroi Rama. Kryeministri sqaroi se reagimi i tij nuk lidhet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj përgjegjës për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë. E di mirë që çdo çadër politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata”, u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor 1 October 2025
“Çehren nuk e ka të shqiptarit” – ish-konkurrenti i kthehet ashpër Atdheut pasi ai ia dogji foton live21 July 2021
Bujar Osmani: Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në mars ose prill 9 October 2025