Nga Rajoni
4 April 2026
Arrestim në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ofenduar familjen Haradinaj përmes një publikimi në rrjete sociale.

Sipas Policia e Kosovës, i dyshuari ka postuar një video në të cilën fyente familjen Haradinaj, ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “ngacmim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, njëra prej të cilave me katër fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona25 August 2020
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025
Zgjedhjet në gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni27 September 2021