Nga Vendi
27 September 2021
Zgjedhjet në gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë kanë qenë mes mysafirëve të ambasadores gjermane, Anke Hollshtajn e cila ka organizuar pritje me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Ne fotografinë e publikuar në profilin në Fejsbuk të Doçje Veles, Zaevi dhe Mickoski janë nën shoqërim të ambasadores Hollshtajn.

“Zgjedhjet në Gjermani sonte kanë bashkuar kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nën shoqërim të ambasadores Anke Hollshtajn, me salsiçe dhe birrë po ndiqen rezultatet e dramës zgjedhore në Gjermani”, shkruhet në publikimin në Fejsbuk të Dojçe Veles.

Mes mysafirëve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorë tjerë të huaj.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe tregon se kush do ta marr dozën e tretë të vaksinës23 September 2021
Haziri: Deklaratat për sulm nga Serbia, kamuflim për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë10 January 2024
Shoferët e dehur në Zvicër tërheqin me traktor veturën e aksidentuar, rasti përfundon te policia12 October 2026