Nga Vendi
23 September 2021
Filipçe tregon se kush do ta marr dozën e tretë të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se në koordinim me Komunitetin për Imunizim është vendosur të rekomandohet doza e tretë e vaksinimit tek të gjithë qytetarët mbi moshën 60-vjeçare,

tek të punësuarit shëndetësorë dhe pacientët me imunitet të dobët( pa dallim moshe), shkruan Alsat.

Filipçe tha se fillimisht doza e tretë do të aplikohet vetëm me vaksinën Pfizer.

“Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, porosia do të lëshohet përmes sms-së”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Asnjë tolerancë ndaj dhunës, asnjë kompromis me ligjin10 October 2026
Mickoski akuzon Bujar Osmanin për bllokimin e rrugës evropiane: "Ka negociuar për identitetin maqedonas"22 May 2025
Berisha për “KOHA”: “Kryeministri shqiptar”, ide e drejt, nuk duhet të tremb askënd 8 July 2020