Nga Vendi
13 February 2021
Memeti prezanton e-kioskën

Me qëllim për të përmirësuar shërbimet publike, Këshilli Komunal dhe Komuna e Tetovës në kuadër të projektit të UNDP dhe Agjencionit Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim SDC të titulluar "Fuqizimi i këshillave komunal" propozoi krijimin e një kioski elektronik (e-Kiosk) përmes të cilit qytetarët e komunës do t'u ofrohet qasje më e shpejtë dhe më efikase për shërbimet publike të ofruara nga komuna dhe ndërmarrjet publike.

?Si për fillim përmes E-kioskës, qytetarët e komunës do të ken mundësi t’i paguajnë shpejtë dhe lehtë faturat për shërbime të ujësjellësit, aktvendimet për pronë dhe parkingun. Në të ardhmen, e-Kiosku do të mund të mbindërtohet edhe me funksionalitetet plotësuese të cilët do ta lehtësojnë qasjen e qytetarëve deri te shërbimet publike në më shumë sfera.

?Kjo iniciativë është në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillimin e shoqërisë teknologjike të Republikës së Maqedonisë Veriore ????????, dhe zbatimi i kësaj strategjie do të ?frojë praktikat e Bashkimit Evropian???????? për transparencë dhe përgjegjshmëri të institucioneve publike, duke përmbyllur kështu përpjekjet e vetëqeverisjes lokale në Tetovë për ofrim të shërbimeve komunale të cilësisë më të lartë.

????Aplikacioni është i krijuar dhe funksionon në tre gjuhë:

???????? shqip,maqedonisht ???????? dhe anglisht ????????. Andaj pritet që së shpejti të jetë funksional dhe i kapshëm për të gjithë qytetarët tanë.

#vazhdojmë #tetovaime #komunaqëduam



Të ndryshme
Më shumë
Integrimi i vendit në BE, Kos: Negociatat, pas ndryshimeve kushtetuese 1 July 2025
Të famshmit shprehin keqardhje për tragjedinë në spitalin e Tetovës 9 September 2021
Para koncertit në Korçë, Goran Bregoviq merr ‘bekimin’ e nënkryetarit të komunës së Beogradit19 August 2021