Nga Rajoni
24 February 2021
Kroacia ka 200 mijë banorë më pak – kroatët po e braktisin vendin e tyre

Në vetëm shtatë vjet, nga 2013, kur iu bashkua Bashkimit Evropian dhe deri në fund të vitit 2019, Kroacia humbi rreth 200 mijë banorë, kjo del nga vlerësimet e reja të statistikave të shtetit.

Sipas këtyre të dhënave, transmetuar nga index.hr, në fund të vitit 2012, në prag të anëtarësimit në Bashkim, Kroacia kishte pak më shumë se 4.26 milionë banorë dhe në fund të vitit 2019 pak më pak se 4.06 milionë banorë.

Portali thekson se pamja shkatërruese demografike është pasojë e rritjes negative natyrore, pra një numër më i madh i vdekjeve sesa i lindjeve, por shumë më i madh i emigrimit që është rezultat i hapjes së tregut të punës të anëtarëve të tjerë të BE-së për qytetarët kroatë.

Zheljko Lovrinçeviq nga Instituti i Ekonomisë i Zagrebit theksoi se me një ulje të tillë të numrit të banorëve, Kroacia do të humbasë një qytet me madhësinë e Osijekut në pesë vitet e ardhshme.

Ata që largohen nga Kroacia më shpesh përmendin pamundësinë e gjetjes së një pune ose pakënaqësinë me punën nëse kanë paga të vogla. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Universitetet të koordinohen me autoritetet shëndetësore për modelin e punës25 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 2 September 2021
Favoritët për fitore/ Shqipëria kryeson sondazhin më të madh të fansave për Eurovision 2025 5 May 2025