Nga Bota
6 May 2021
Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i vlerësoi vaksinat ruse, duke thënë se janë po aq të besueshme sa armët kallashnikov.Ai thotë se këtë e ka thënë një specialist evropian.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh.

Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov.

Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, do të vendosë për masat e reja anti-Covid17 August 2021
Pushkë, 153 fishekë dhe sëpatë, çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt27 October 2026
Në Tetovë u hap sportel ku qytetarët mund të marrin më shumë shërbime administrative22 June 2020