Kuriozitete
7 June 2021
Çifteve të pamartuara, Zvicra po ua kërkon si dëshmi fotot në Facebook e Instagram

Zvicra po kërkon dëshmi të forta për çiftet dykombëshe, në rast se duan të futen në këtë shtet për vizita turistike. Çiftet e pamartuara duhet tu japin dëshmi autoriteteve zvicërane se janë në lidhje.

Dëshmi e marrëdhënies, historitë e mediave sociale, fotot ose postat elektronike, janë vetëm disa nga faktet që duhet të dëshmohen në sekretariatin shtetëror të migracionit në Zvicër.

Personat nga vendet që nuk janë në BE ose në zonën Shengen aktualisht lejohen të hyjnë vetëm në Zvicër “në raste të një nevoje ekstreme”.

Përjashtime bëhen vetëm për çiftet e pamartuara dhe që plotësojnë kërkesat e mësipërme se janë në lidhje që një kohë.

Fotot romantike më të vjetra se 1 vit në Facebook dhe Instagram thuhet se janë dëshmia më e fortë që mirret për bazë nga autoritetet zvicërane.



Të ndryshme
Më shumë
Zbrazet Shkupi- Tashmë është bërë traditë që pas 1 Majit edhe 2 Maji të merret pushim! 1 May 2025
Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave në Qeverinë ‘Zaev 2’12 September 2020
Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë” 3 July 2021