Sport
9 June 2021
Trajneri i Francës tregon nëse Benzema do t’ia dalë të luajë në Euro 2020

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka këmbëngulur se vendimi i tij për ta zëvendësuar Karim Benzeman në fitoren kundër Bullgarisë në një ndeshje miqësore të martën, u bë thjesht si masë parandaluese dhe se sulmuesi i Real Madridit duhet të jetë i gatshëm për fillimin e Kampionatit Evropian.

Kthimi i Benzemas në kombëtaren franceze për Euro 2020 ishte tronditës, duke e parë mungesën e tij pesëvjeçare dhe marrëdhëniet me trajnerin Deschamps, transmeton Gazeta Express.

Benzema e pësoi një dëmtim në miqësoren e mbrëmshme kundër Bullgarisë dhe Deschamps e nxori nga loja menjëherë, duke e zëvendësuar me Olivier Giroud e Chelseat.

E gjithë vëmendja pas kësaj ndeshje ishte te Benzema dhe lëndimi i tij, pasi tifozët donin të dinin nëse ai ishte aq i rëndë sa për t’ia mohuar pjesëmarrjen 33-vjeçarit në Euro 2020, që nis të premten.

Megjithëse fillimisht kishte druajtje për gjendjen e tij, Deschamps tha se lëndimi nuk është i rëndë dhe se Benzema duhet të jetë gati për fillimin e turneut të verës.

“Ai e mori një goditje të fortë në muskulin poshtë gjurit. Ai nuk luajti më sepse ndjeu se gjuri po i rëndohej. Ne e kemi një staf mjekësor të nivelit të lartë, i cili do ta bëjë gjënë e duhur”, tha Deschamps.

“Ai do të bëhet mirë me kalimin  ditëve. Nuk kam asnjë shqetësim. Asgjë dramatike”, shtoi ai.

Franca përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë në grup të martën e ardhshme. /Gazeta Express/  



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Vrapçishtit investon në infrastrukturë, rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll me pamje të re15 June 2026
“Incizoi dhe fotografoi fshehurazi të dëmtuarën”, aktakuzë ndaj Milaim Zekës17 August 2021
Sivjet do të jetë vera më e nxehtë në dy dekadat e fundit, japin detaje nga IHMK 9 July 2021