Nga Bota
15 June 2021
Vuçiqi takohet me Borrellin para përballjes me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel për ta zhvilluar takimin me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Borrell pritet që paraprakisht ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit evropianë pritet të fillojë rreth pas pak minutash.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.



Të ndryshme
Më shumë
Keir Starmer nis vizitën në Gjirin Persik për të mbështetur armëpushimin SHBA-Iran 8 April 2026
MPB shpall konkurs për pranim të 500 policëve të rinj 5 August 2020
Djali i Cimes tregon anën e panjohur të humoristit13 September 2021