ShowBiz
21 May 2025
“Iu dha e drejta të moderojnë njerëzve pa eksperiencë dhe që s’dinë të flasin!“, Roza Lati heq dorë nga ekrani

Moderatorja e njohur Roza Lati e cila prej disa kohësh është larguar nga televizioni duke lënë shumë pikëpyetje për ndjekësit, ka treguar së fundmi arsyen e këtij vendimi.

Me anë të disa InstaStory-ve, Roza ka radhitur një sërë arsyesh të cilat e larguan nga ekrani.

Pas mbylljes së programit Why not? që ajo drejtonte, moderatorja u shpreh se u përball me disa sfida jo të lehta, ndër to edhe humbja e foshnjës.

“Mbrapa mbylljes se Sezonit “Why Not”, pata një maratonë fatkeqësisht njëra pas tjetrës. Vdiq Petit, vdiq Sasha (i referohet qenushëve të saj) Vdiqa vetë (i referohet foshnjës që humbi),” u shpreh ajo.

Më pas moderatorja e cila njihet për ironi, nuk nguroi të thumbonte edhe kolegët e saj që siç përflitet i morën nga duart programe që ishin në pan t’i drejtonte ajo, teksa u shpreh:

“Vura re, jo vetëm një televizion që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në Tv. Persona që nuk e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit, por që ju vënë atë kufjen në vesh që publiku nuk e kupton. Vura re që pazari i të drejtuarit program kishte rënë….Rroga qesharake po dëgjoja vërdallë, dhe nëse sillje sponsora, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët,” shkroi Roza ndërsa theksoi se: Profesionisti kushton, nuk do të drejtoj programe falas apo me pazar të ulët vetëm që të jetë i famshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Fshati në Zvicër mbetet pa nxënës, komuna do të paguaj kush shkon të jetoj16 September 2021
Pasi tha se nuk do të këndojë më shqip, Fero shpreson të bëhet i famshëm në Amerikë15 October 2021
Ronela Hajati poston foto me partnerin 4 July 2025