Nga Vendi
14 November 2025
Mosarritja e censusit, përsëritja e zgjedhjeve më 11 janar

Është gjithmonë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsëritura në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin e kreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po (na konvenon)”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitës shqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nuk janë çështje të preferencave individuale.

Opozita shqiptare kishte kërkuar që zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushime në vend.

“Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore:
– Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor,
– Vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore:
– Respektimi i afateve ligjore,
– Vlerësimi dhe gatishmëria e KSHZ-së.

Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi i daljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
21 vjeçari nga Tetova humb jetën nga Covid19!25 August 2021
Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike30 June 2025
Mashtrimet për shërim jashtë vendit: Këto janë dy llogaritë që mblodhën rrejshëm para për pacientë që nuk ekzistonin24 September 2021