Nga Rajoni
15 June 2021
Regjistrimi në klasë të parë bëhet online

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se regjistrimi për klasat e para bëhet online në portalin e-Albania, duke shmangur radhët në dyert e institucioneve arsimore. Çdo prind ka mundësinë që nëpërmjet këtij portali të kryejë regjistrimin e fëmijës në klasë të parë, mjafton të identifikohet në portal dhe të plotësojnë formularin e aplikimit.

Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor fillon procedurën për trajtimin e kërkesës. Në qoftë se çdo gjë është në rregull, shkolla regjistron aplikantin dhe njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit.

Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar. Prindërit kanë dy javë kohë që të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre.

Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Derisa pret në spital lindjen e binjakëve, Xhuli Nura nuk heq dorë nga kujdesi për pamjen14 September 2026
Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia11 August 2020
Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë” 3 July 2021