Nga Rajoni
15 June 2021
Daka: Dihet porositësi i shkarkimit tim, do të ndjek të gjitha rrugët ligjore kundër këtij vendimi

Valdete Daka përmes një konference për media ka reaguar pas shkarkimit që i bëri presidentja Vjosa Osmani, duke e quajtur vendimin e kësaj të fundit jo kushtetues.

Daka ka thënë se përgjatë këtyre viteve në krye të KQZ ka kryer punën e saj me integritetin më të lartë.

Ajo është shprehur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin e Osmanit për shkarkim, shkruan Reporteri.net.

“Unë deklaroj me përgjegjësi më të madhe se gjatë ushtrimit të funksionit të kryetares së Gjykatës kam qenë e përgjegjshme dhe kam vepruar me integritet të lartë në bazë të Kushtetutës. Unë nuk jam dorëzuar asnjëherë përballë presioneve si në rastin e fundit. Sot KQZ është shembull për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Karriera ime profesionale është e lidhur ngushtë me betejat për drejtësi dhe më besoni se kjo është vetëm një betejë e radhës e radhës. Unë jam përballur me shumë beteja gjatë jetës time dhe më besoni që kjo nuk është më e vështira.

Nëse ka mundësi unë do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese, por do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore”, u shpreh Daka para gazetarëve.

E pyetur se në kë aludoi kur tha se vendimi për shkarkimin e saj është i porositur, Daka tha se nuk është  e vështirë të gjendet porositësi i shkarkimit të saj.

“Nuk është shumë vështirë me gjetë porositësin e këtij vendimi, sepse siç e thashë që nga 22 janari unë kam qenë target publik për të gjithë ata që kanë mendu se unë jam duke vepru në kundërshtim me të gjithë ato që kanë mendu se do të ndodhin në KQZ”, u shpreh ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri në 36 gradë 2 July 2021
12 persona nga Tetova dhe Gostivari nuk respektuan vendimin për karantinë20 August 2021
Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin, pavarësisht se iu refuzuan të gjitha amendamentet19 January 2021