Nga Vendi
22 July 2026
OEMVP dhe ASSOCHAM forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Indisë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Lidhjen e Odave të Industrisë dhe Tregtisë të Indisë (ASSOCHAM), me synim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e mundësive për bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve. Dokumenti u nënshkrua nga kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, dhe sekretari i përgjithshëm i ASSOCHAM-it, Saurabh Sanyal. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të ASSOCHAM-it, si dhe drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, dhe menaxherja operative Miranda Ajdini. Memorandumi parashikon organizimin e misioneve tregtare dhe vizitave të delegacioneve të biznesit, shkëmbimin e informacionit me rëndësi për tregtinë dhe investimet, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët. Nisma synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi dhe të nxisë lidhje më të forta ndërmjet komuniteteve të biznesit të Maqedonisë së Veriut dhe Indisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor 1 October 2025
Meliza Haradinaj kritikon qasjen e Edi Ramës ndaj Serbisë dhe hapjes së Konsullatës në Shkodër 6 August 2026
Diplomati grek paralajmëron se Greqia mund ta njohë Kosovën24 September 2021