Teknologji
27 June 2020
Facebook forcon politikën e vet të moderimit të përmbajtjes

Rrjeti social “Facebook” njoftoi sot për një moderim të përmbajtjes së tij, që synon ndalimin e më shumë llojeve të mesazheve të urrejtjes në reklama dhe planifikon të shtojë paralajmërimet për botimet problematike që ai lë në internet.

“Platforma do të heqë reklamat që pretendojnë se njerëzit me një origjinë, etni, kombësi, gjini ose orientim seksual të caktuar përbëjnë një kërcënim për sigurinë ose shëndetin e të tjerëve”, tha Mark Zuckerberg, në një fjalim në profilin e tij në “Facebook”.

Prej disa javësh, rrjeti po përballet me një presion në rritje nga shoqëria civile, si edhe nga disa prej punonjësve, përdoruesve dhe klientëve të tij, për të rregulluar më mirë përmbajtjet e urrejtjes.



Të ndryshme
Më shumë
Java 29 e Abissnet Superiore premton supersfida me kreun edhe fundin e tabelës19 March 2026
Ruskovska për 27 prillin: Gjithçka ka qenë e planifikuar, nuk është ditur data dhe këtë do ta dëshmojmë 1 July 2021
Trump fajëson Ukrainën për rritjen e çmimeve të naftës14 September 2026