Sport
19 March 2026
Java 29 e Abissnet Superiore premton supersfida me kreun edhe fundin e tabelës

Një javë emocionues e pret kampionatin Shqiptar të futbollit, lufta për titullin luhet në Elbasan edhe në Shkodër e ndërsa lufta për mbijetesë mbërthen Ballshin dhe të Tiranën.

Supersfida e parë e javës së 29-t luhet mes Elbasanit dhe Egnatias ditën e premte, ku Rrogozhinasit të dënuar në të gjitha anët nga komisioni i disiplinës do mundohen që të marrin maksimumin e kësaj sfide kundër një Elbasani në super formë dhe më lart në klasifikim.

Një sfidë që premton emocione, dyluftime dhe përballje të fortë.

Duke kaluar më pasë të shtunën në sfidën e mbijetesë mes Bylisit dhe Flamurtarit kur respektivisht ndodhen në vendin e 7 dhe në vendin e fundit dhe me një diferencë prej 3 pikësht, ku praktikisht një fitore e Flamurtarit e bën të ngjitet me pikë të barabarta me Bylisin.

Dhe po në të njëjtën ditë do luhen dy supersfida të tjera kur luftohet për një vend në final 4, gjë që do ndikonte direkt në pjesmarrjen në kupat evropiane. Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Dianmo, ku Partizani do përpiqet të ruaj pozitat për të mbajtur vendin e 4 në kampionat kundër djemve të detit që do luajnë për të marr vendin e demave të kuq për të siguruar një biletë për në kupat evropiane. 

E për sa i përket ndeshjes që gjithmonë dhuron spektakël Vllaznia e Shkodrës pret Dinamo City, ku Shkodranët do përpiqen të ruajnë kreun e tabelës për të mbajtur vendin e parë në të gjitha mënyrat, e ndërsa Dinamo në krizën e saj më të madhe për rezultate kërkon që të ketë një hap pozitiv për të ngushtuar diferencën e pikëve me Partizanin dhe të jetë pjesë e final 4.

Dhe sfida e të dielës që i përket mbijetesës më shumë se në asnjë tjerët është ajo mes dy ekipeve të renditura në vendin e 8 dhe të 9 në fundin e tabelës. Tirana dhe Vora ballafaqohen në kryeqytet për të tentuar që të dalin nga zona e rrezikut, ku për të dyja ekipet kjo ndeshje është vendimtare, pasi fitorja e secilit ekip sjell shpresë për qëndrimin në Abissnet Superiore, e ndërsa humbja bën që rënia nga kategoria të jetë pothuajse e pashmangshme.

Kështu java e 29-t premton emocione, dyluftime, garë dhe konkurencën mjaft të bukur për të gjithë futboll dashësit dhe adhuruesit e sportit.

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë30 June 2021
Tha se u largua për të shmangur gjakderdhjen, ende e paqartë se ku ndodhet ish-presidenti i Afganistanit18 August 2021
Nisin testimet për ilaçet për të shmangur COVID-19 tek personat e ekspozuar ndaj tij28 September 2021