Nga Vendi
26 April 2026
Alarm i rremë për bombë në City Mall në Shkup, policia garanton sigurinë

Një kërcënim për vendosje mjetesh shpërthyese në City Mall ka shkaktuar alarm gjatë ditës së sotme, por pas verifikimeve rezultoi i pavërtetë.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në adresën elektronike të institucionit është pranuar një mesazh kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e qendrës tregtare ndodheshin mjete shpërthyese.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë ndërhyrë duke kryer kontrolle të detajuara brenda objektit dhe në perimetrin përreth.

Autoritetet bëjnë të ditur se, pas përfundimit të kontrolleve, nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë dhe rasti është klasifikuar si alarm i rremë.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje – thotë Mickoski31 August 2020
Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s’vdiqëm dhe ne me ty19 August 2021
Sela takon Kurtin në Prishtinë, fokus institucionet dhe shqiptarët në RMV 3 August 2026