Nga Vendi
3 August 2026
Sela takon Kurtin në Prishtinë, fokus institucionet dhe shqiptarët në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Elmi Aziri, zhvilloi sot në Prishtinë një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajon, si dhe çështje me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Sela theksoi se formimi i institucioneve në Kosovë është jetik për vijimin e proceseve të rëndësishme shtetërore dhe integruese, duke vlerësuar dialogun me opozitën dhe pjekurinë politike të partive si elemente kyçe për tejkalimin e situatës aktuale politike. Gjatë takimit u diskutua edhe situata politike në Maqedoninë e Veriut. Sela shprehu shqetësimin për, siç u shpreh ai, "tendencat për t'u zhvlerësuar edhe ato pak të drejta kolektive të shqiptarëve", duke përmendur si shembull çështjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Bashkëbiseduesit trajtuan edhe ecurinë e projekteve infrastrukturore me rëndësi rajonale, përfshirë rrugën Shkup–Bllacë dhe aksin Tetovë–Prizren. Po ashtu, procesi i integrimit evropian u vlerësua si rruga e vetme për të ardhmen e vendeve të rajonit, ndërsa u theksua se bashkëpunimi i ndërsjellë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mund të përshpejtojë këtë proces.



Të ndryshme
Më shumë
Dokumentar nga BBC! Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB në moshën 23-vjeçare30 August 2021
Komuna e Çashkës pret Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për vizitë historike25 February 2026
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë10 September 2021