Nga Vendi
15 October 2025
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme pranoi një pjesë të ankesave për të drejtën personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve më herët nuk u ishte lejuar të votojnë në kushte shtëpie.

Personat, ankesat e të cilëve janë pranuar, do të duhet ta kenë me vete vendimin e lëshuar nga KSHZ gjatë votimit, pasi që ata nuk figurojnë në Listën Zgjedhore dhe as në pajisjet për identifikim biometrik.
Janë paraqitur rreth 9000 kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave përfundoi mbrëmë në mesnatë.

Nuk do të votohet për tetë persona nga Shtëpia e të Moshuarve “Aria”, e cila është mbyllur me vendim të Ministrisë për Politikë Sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive: Arif Asani emërohet zëvendës drejtor në BSP21 November 2020
6 emra që thuajse janë konfirmuar si banorë të BBVA 6, mes tyre edhe...28 October 2026
Radhë të gjata për vaksinim në Tetovë, ja arsyeja30 June 2021