Nga Vendi
30 June 2021
Radhë të gjata për vaksinim në Tetovë, ja arsyeja

Që prej dy ditësh në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë po krijohen radhë të gjata nga banorët dhe pritje prej disa orës për tu vaksinuar.

Banorët ankohen se pritjet e gjata në diell, pa ujë dhe ushqim, ndikojnë keq në shëndetin e tyre, madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar.

Autoritetet arsyetohen se vonesat ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe zgjedhjes së vaksinës.

Shumica që kanë pasur terminin e vaksinimit para 7 apo 8 ditësh, kanë pritur arritjen e vaksinës Pfizer.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Prej sot nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”26 August 2021
Neshat Loki, stilisti nga Tetova që po dominon eventet më të rëndësishme të showbizit shqiptar 5 March 2026
OBRM-PDUKM: Vetëm me Filipçen dhe Hasanin të dorëhequr nuk mund të ketë hetim të paanshëm14 September 2021