Nga Bota
16 June 2021
Rasti i parë në shtetin e BE-së: Ariu i kaftë mbyt një burrë

Një burrë 57 vjeç është mbytur nga një ari i kaftë në pjesën qendrore të Sllovakisë. Kompania shtetërore për menaxhimin e pyjeve tha se ky mund të jetë sulmi i parë vdekjeprurës i konfirmuar nga një ari i egër. Numri i këtyre kafshëve në Sllovaki është trefishuar në dy dekadat e fundit.

“Autopsia konfirmoi sot se burri nga Liptovska Luzna vdiq nga lëndimet e shkaktuara nga ky grabitqar”, tha përmes një postimi në Facebook kompania për menaxhimin e pyjeve.

Arinjtë janë mjaft të pranishëm në malet e Sllovakisë dhe numri i tyre ka shkuar në mbi 2.700 vitin e kaluar nga më pak se 900 sa ishin dy dekada më parë, tha kjo kompani, e cila ka bërë thirrje për gjah të ligjshëm me qëllim të kontrollimit të numrit të arinjve.

Ministria e Mjedisit e Sllovakisë tha se do të merren mostra të ADN-së së ariut për identifikimin e kafshës që e ka sulmuar burrin e ndjerë. Kjo ministri tha se vitin e kaluar janë regjistruar pesë sulme të arinjve ndaj njerëzve, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë fatal.

Një faqe e lajmeve raportoi se burri u zhduk pasi kishte dalë për të ecur në pyll afër fshatit Liptovska Luzna, në malet Tatras, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“E gjetëm të shtrirë në bark afër një shtegu. Ishte kafshuar në qafë, në bark e në brinjë”, deklaroi shoku i viktimës, Matej Bodor.



Të ndryshme
Më shumë
Kapiteni i Napolit: Do bëjmë gjithçka për titullin 1 May 2025
Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në16 June 2021
Osmani ministrit serb: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive16 October 2021