Nga Vendi
16 June 2021
Zaev tregon se a do të shtrenjtohet rryma

Kryeministri Zoran Zaev, ka premtuar, se këtë vit, do të bëjnë çmos që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë dhe se po punohet në uljen e TVSH-së së çmimit për amvisëritë.

Parashihet, që TVSH-ja të ulet prej 18 në 5%. Për këtë, Zaevi tha se kanë pajtim edhe me opozitare, VMRO-DPMNE.

“Agjenda është e qartë. Shteti ka një strategji për lehtësim të butë të liberalizmit dhe hapjen e tregut, që nënkupton se kompanitë nuk e kanë patjetër të blejnë çmim të rregulluar.

Ata shkojnë në treg dhe me këtë nuk do të duhet të paguajnë më shtrenjtë çmimin për personat fizik.

Në rrethana të tilla, kur çmimet e bursës nga 55 dollarë apo euro për KW, tani janë ndryshuar në 70, 75 – ne si shtet, mendojmë që në dalje të koronakrizës, duhet të bëjmë çmos të mos ketë rritje të çmimit të rrymës, së paku jo deri në fund të këtij viti”, tha Zaevi, transmeton TV21.



Të ndryshme
Më shumë
“Mbrëmë kishte dasëm nga pushtetarët” – Afrim Muqiqi paralajmëron protesta nëse deri të premten nuk lirohen masat26 October 2021
Reagon Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit18 October 2021
Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja kuvendare19 October 2021