Nga Vendi
27 April 2026
Arrestohet 37-vjeçari në Koçan, policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike dhe para

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Koçan është arrestuar një 37-vjeçar pas një operacioni policor të realizuar nga SPB Shtip.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet K.A. është privuar nga liria nga nëpunësit policorë më 24 prill 2026, ndërsa kontrolli është realizuar me urdhër të gjykatës si në vendbanimin e tij ashtu edhe në një objekt afarist në Koçan.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë gjetur substanca të dyshuara të ngurta dhe pluhur të bardhë, dy peshore digjitale, marihuanë dhe një shumë parash. Pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Burimi: MPB / Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
Arben Fetai mohon përçarjet në Aleancë, synohet krijimi i VLEN-it si subjekt i vetëm politik 2 March 2026
Zonja e Parë e SHBA-së përfundon në spital30 July 2021