Nga Vendi
16 June 2021
Osmani sot para deputetëve do të raportojë për negociatat me Bullgarinë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajë Komisioni për Politikë të Jashtme.

Në rend dite është shqyrtimi i çështjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim BE gjatë presidencës portugeze, ndërsa në kontekst të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, të nënshkruar më një gusht të vitit 2017.

Kryetari i Komisionit, deputeti Antonio Milloshoski, javën e kaluar kërkoi nga ministri Bujar Osmani të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni, për negociatat me Bullgarinë.

Ndërsa Osmani dje konfirmoi se sot në komisionin kuvendar do të ketë mundësinë të flasë hapur me deputetët për të shpjeguar kronologjikisht aktivitetet e ndërmarra gjatë gjithë këtyre muajve.

“Megjithëse gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur të jem transparent me publikun në lidhje me atë për të cilën po flasim, cilat janë pengesat, cilat janë parimet, cilat janë pritjet tona, është mirë të bëjmë një prerje para deputetëve. Kështu që pozicionet tona do të shpjegohen, dmth se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe negociatat meritojmë t’i fillojmë”, tha Osmani në një intervistë për Telma.

Ai shtoi se qëndrimi i 26 vendeve anëtare është që Maqedonia është dosja më e mirë në rajon dhe se negociatat duhet të fillojnë./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Reforma në arsimin e lartë, lehtësohen kriteret për publikime shkencore dhe avancim akademik31 March 2026
Endrit Thaçi publikon fotografi të rrallë të Hashim Thaçit me Adem Jasharin22 April 2026
Dita e tretë e protestës në Shqipëri: Gurë, kapsolla e tension para Kryeministrisë11 December 2020