Nga Rajoni
16 June 2021
Ministri serb që dje mori pjesë në bisedimet në Bruksel: Kurrë nuk kam parë diçka të tillë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka folur për takimin e djeshëm midis delegacionit kosovar dhe atij serb në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Selakoviq tha se asnjëherë nuk ka përjetuar diçka të tillë në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Presidenti  Vuçiq është njeri që vazhdimisht merr pjesë në bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, dhe unë kam qenë shumë herë i pranishëm, por nuk kam përjetuar diçka të tillë”, ka thënë Selakoviq për Tv Prva.

Sipas tij delegacioni kosovar nuk tregoi as konstruktivitetin më të vogël.

Selakoviq shtoi se pika e vetme për të cilën u dakorduan është që të takohen përsëri në fund të korrikut.



Të ndryshme
Më shumë
Simovski: Do të gjejmë zgjidhje për të regjistruar të gjithë qytetarët24 September 2021
Albon Xhemaili: E gjetëm komunën me dy milionë euro borxh, tani ka zero 8 October 2021
Plot 45 kilogramë më pak, Vig Poppa tregon sekretin 5 August 2021