ShowBiz
5 August 2021
Plot 45 kilogramë më pak, Vig Poppa tregon sekretin

Reperi i njohur shqiptar, Vig Poppa ka pësuar një ndryshim drastik në peshë. Kjo gjë është vënë re në dy videoklipet e fundit që ai ka realizuar “Futja kepen” me DJ Geek dhe “Alo” me Ronela Hajatin.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi, ka treguar për Telegrafin se ka humbur plot 45 kilogramë.

“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme”, ka thënë reperi.

I pyetur për mënyrën se si vendosi ta bënte këtë kthesë në jetën e tij, ai tregoi se ishte ndryshimi i stilit të jetesës që nga zhvendosja e tij në Suedi.

“Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, u shpreh Vig Poppa



Të ndryshme
Më shumë
Adrola Dushi më provokuese se kurrë22 October 2021
Arrihet marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re, nuk ka kryeministër shqiptar18 August 2020
Omer Ajdini i kundërpërgjigjet Artan Grubit31 August 2021