Nga Rajoni
16 June 2021
Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës

Ish-koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti është sjellë në mënyrë arrogante dhe pa sens në takimin e djeshëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai, takimin e parë mes Kurtit dhe Vuçiqit e ka quajtur njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Kosovës.

Hyseni ka thënë se Kurti e ka dobësuar pozicionin negociues të Kosovës në dialog, dhe s’deshi ta vazhdonte këtë.

Postimi i tij:

Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë.

Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.

Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!

Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urghent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë.

Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!

Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.

Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar: Nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit... 2 August 2021
42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim23 June 2021
Dalin në shitje më shumë se gjysmë milion llogari të hakuara në ‘Zoom’15 May 2020