Nga Vendi
16 June 2021
BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për Maqedoninë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.
Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.
Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.



Të ndryshme
Më shumë
Kërkesa për kufizim ligjor të rrjeteve sociale për fëmijët, rritet shqetësimi për ndikimin negativ12 April 2026
Inspektorati mbyllë një restorant në Tetovë, mbrëmë organizoi dasmë23 July 2020
Simovski: Është e sigurt të marrësh një regjistrues në shtëpi ashtu siç është e sigurt të shkosh në shitore13 August 2021