Nga Bota
16 June 2021
Presidentët e SHBA-së ndryshojnë, Putin mbetet

Nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia organizojnë një samit për të ulur tensionet dhe rikthyer bashkëpunimin. Numërohen takimet të ndryshme mes liderëve në vitet e fundit.

Por diçka është konsistente, Vladimir Putin, në drejtim të Rusisë. Shefi aktual i Kremlinit, ka takuar presidentë të ndryshëm amerikanë, herë si kryeministër dhe herë si president që prej vitit 2000.

Qershori duket se është muaji i preferuar për këto evente. Më 4 qershor të vitit 2000, Putin priti në Kremlin për bisedime presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Klinton. Më pas në Slloveni ishte samiti me Xhorxh W Bush.

Një dekadë më vonë, në 2011, Presidenti rus u takua me Joe Biden, në atë kohë zëvendëspresident. Dy vite më vonë, në samitin e G8-s në Irlandën e Veriut, Putin bisedoi më presidentin Barack Obama, kryesisht për konfliktin në Siri.

Gjatë presidencës së Donald Trump, u mbajtën dhe dy takime me presidentin rus, një në Japoni dhe tjetri në Finlandë. Pavarësisht diferencave të mëdha në qëndrime, këto takime kanë sjellë zbutje të tensioneve.



Të ndryshme
Më shumë
Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës dhe e bën për spital 6 August 2021
Microsoft po shtyn Windows Update 10 May 2020 për më shumë përdorues27 July 2020
Anglezi gjen një “shishe të shtrigave” të shekullit XIX – përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor 6 July 2021