Nga Vendi
29 June 2020
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, sot ka realizuar takim me ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet e 15 korriktu.

Derkoski tha se të mërkurën pritet të mbyllet lista zgjedhore, duke shtuar se kanë përfunduar të gjitha aktivitetet për përpunimin e të dhënave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se akoma nuk kanë numër përfundimtar, por shtoi se në listë zgjedhore janë rreth 1.814.000 votues.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se nuk ka numër të lartë të kërkesave për ndryshim të të dhënave nga qytetarët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Protestat në Tiranë, Rama: S’ka forcë në botë që e rrëzon Shqipërinë më përtokë16 October 2026
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore29 June 2020
Taravari: Jemi vetë disa ditë para fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë12 July 2020