Nga Vendi
16 June 2021
Edhe sivjet nuk do të ketë Haxh për besimtarët myslimanët të Maqedonisë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) njoftoi se edhe sivjet nuk do të ketë haxh për besimtarët myslimanë nga Maqedonia e Veriut.

“Duke marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Ata shtojnë se gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga coronavirusi bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi t’i hap kufijtë dhe të mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve.

“Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligimi fetar”, thuhet në fund të njoftimit.



Të ndryshme
Më shumë
Remzie Osmani pozon krah vajzës dhe nuses 6 October 2026
Rusia regjistron vaksinën kundër Covid19, vaksinohet vajza e Putinit11 August 2020
Talat Xhaferi ende nuk ka njoftuar për konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së10 August 2020